Real Madrid, blerje sekrete në Brazil; siguroi Reinier, yllin e Flamengos

Real Madrid bën një tjetër nga ato lëvizjet e shpejta dhe sekretë në merkaton e transferimeve sic e ka zakon. Klubi merenges ka arritur të sigurojë shërbimin e Reinier që konsiderohet si Kakaja I ri. Mungon vetëm zyrtarizimi, por akordi mes Realit të Madridit dhe Flamengos është arritur, me kampionët e Brazilit që do të përfitojnë 30 milionë Euro nga ky operacion. Reinier pritet që të mbërrijë në Madrid në 19 janar kur do të festojë edhe 18 vjetorin e tij të lindjes dhe do të bashkohet me dy talente të tjerë brazilianë Vinisius dhe Rodrigo te Los Blancos.

Me të mbërritur në Spanjë, Reinier fillimisht do të bashkohet me filialin e Realit të Madridit, Kastija që drejtohet nga Raul Gonzales, por me një rregull special që e lejon atë që të përdoret edhe nga skuadra e parë, dicka që vlen për një numër të caktuar lojtarësh për secilën prej ekipeve dhe jo rastësisht Reali I Madridit largoi një prej elementëve të rinj duke e cuar te Rasing Santander për t’I dhënë mundësinë që të jetë një prej lojtarëve që mund të thirret në ekipin A, Reinierit, që do të firmosë një kontratë me klubin madrilène deri në 2025.

Largimi I Reinier te Reali duket se rikthen në lojë Flamengon për blerjen e Gabigolit dhe arkëtimi I këtyre parave nga 17 vjecari mund të përshpejtojë bisedimet me Interin për sulmuesin. Klubi Brazilian duket se ka akordin me zikaltrit për vlerën e 16 milionë Eurove që do t’I shtohen edhe 20% e vlerës së rishitjes se futbollistit, ndërkohë që mbetet për t’u bindur vetë futbollisti që kërkon 3.5 milionë Euro në sezon, pagë që ai e ka në kontratën me Interin

Sfidanti.al