Në ditët e fundit është shtuar ndjeshëm spekulimi lidhur me të ardhmen e Raphinhës te Barcelona. 28-vjeçari vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite dhe, sipas një raporti, ai madje kishte arritur një marrëveshje me klubin katalanas për ta kryer këtë lëvizje kur të dëshironte, me gjasat që kjo të ndodhte pas Kupës së Botës së verës së ardhshme.
Spekulimet për të ardhmen e Raphinhës nuk janë të reja. Gjatë periudhës së tij në “Camp Nou”, braziliani shpesh ka tërhequr interes nga klubet e tjera. Premier League ka qenë destinacioni më i përfolur ndër vite, ndërsa së fundmi Arabia Saudite ka marrë skenën.
Pavarësisht kësaj, ai ka bërë të qartë se e sheh të ardhmen e tij vetëm te Barcelona, gjë që u konfirmua edhe nga rinovimi i kontratës më herët këtë sezon. Me ndikimin që ka pasur që prej ardhjes së trajnerit Hansi Flick, ka kuptim që Barcelona të kërkojë ta mbajë sa më gjatë.
Raphinha ka qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm, duke shkëlqyer përkrah Pedrit dhe Lamine Yamalit. Nëse mbetet i shëndetshëm deri në fund të sezonit, katalanasit kanë çdo shans të garojnë për trofe madhorë në qershor. Arabia Saudite mund të jetë e interesuar për të, por siç ka theksuar vetë Raphinha, ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona në këtë moment.
sfidanti.al

