PSG “siguron” Ferran Torres

Njerëzit pranë futbollistit spanjoll Ferran Torres dhe përfaqësuesit e PSG-së kanë informuar Barcelonën se kanë arritur një akord verbal për kontratën e re. Lëvizja e “heroit” të finales së Kupës së Botës nga Barcelona në Paris pritet të formalizohet shpejt.

Klubi francez tashmë do të avancojë me ofertën e parë për kartonin e sulmuesit spanjoll. Ferran Torres ka qenë një dëshirë e PSG-së që para Botërorit. Edhe vetë lojtari e pëlqen kalimin te kampionët e Europës. Katalanasit kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e sulmuesit të tyre. Shtypi spanjoll ka bërë me dije më parë se Barcelona kërkon 55 milionë euro dhe tashmë mbetet për t’u parë se për çfarë shifre do të bien dakord klubet.