Sezoni në futbollin francez u mbyll me vendimin për të mos rinisur Ligue 1 duke ia dorëzuar titullin kampion Paris Saint Germain. Por jo të gjithë mund të shkojnë me pushime. Skuadra e Tuchel ashtu sikurse edhe Lyoni nuk mund t’ia lejojnë vetes që të mendojnë për sezonin e ardhshëm sepse në fillim të muajit gusht do të luajnë Ligën e kampioneve. Është kjo mundësia për të shënuar emrin në librin e artë të historisë së kompeticionit, por edhe një problem në aspektin logjistik të përgatitjeve.
Pjesa më e madhe e skuadrave kundërshtare janë duke luajtur ende kampionatin apo sapo e kanë mbaruar atë, ndërsa klubet franceze janë të ndalura që në maj. Në fakt përpara se të luajë në Ligën e Kampioneve, PSG do të duhet të luajë 2 finale; atë të Kupës së Francës në 24 korrik me Saint Etienne dhe Kupën e Ligës me Lyonin në 31 korrik.
Për të mos u paraqitur pa asnjë minutë në këmbë të futbollistëve, Paris Saint Germaini nisin përgatitjet me ndonjë ndeshje miqësore. E para do të jetë ajo me Le Havre në fundjavë, por ato që bëjnë më shumë zhurmë janë parashikuar për në 17 dhe 21 korrik në Parkun e Princave kundër Shamrock Rovers dhe Celtic Glasgow.
Të dyja këto ndeshje sipas asaj që publikohet te AS, të dyja këto ndeshje do të luhen me porta gjysmë të hapura ku do të kenë mundësinë të jenë në impiant 5000 tifozë, gjë që është parashikuar edhe për dy finalet e Kupave në Francë, Por për këto miqësore ka edhe një problem tjetër dhe ka të bëjë me Shamrock Rovers. Qeveria irlandeze nuk I ka lehtësuar akoma masat e kufizimit në hyrje dhe dalje në ven, kështu që nuk është ende e sigurt nëse Shamrock do të udhëtojë drejt Francës. Nëse miqësorja do të konfirmohet, skuadra irlandeze do të duhet të hyjë në karantinë për 15 ditë në momentin që do të kthehet në vend.
Sfidanti.al