Probleme për Felipe Melon, denoncohet nga nëna e një 15-vjeçari

Më 22 shtator, një djalë 15-vjeçar po ecte i qetë nëpër rrugët e Barra da Tijuca, një lagje në Rio de Janeiro, duke shëtitur qentë e tij kur hasi Felipe Melon. Djali ndaloi dhe përshëndeti mesfushorin e Fluminense, i cili nga ana e tij e pyeti se cilën skuadër e mbështeste. Djali u përgjigj se mbështet Botafogon dhe në atë moment situata, sipas nënës së djalit, degjeneroi: “Djali im duhej të bënte disa hapa prapa, Melo duhej të mbahej nga një burrë tjetër, i cili kishte frikë nga agresioni fizik”. Melo nuk është dakord me këtë version të ngjarjeve dhe versionin e tij ia ka thënë policisë. Policia tha se do të marrë dëshmi nga të gjitha palët e përfshira dhe do të vazhdojë me hetimin. Nëna e djalit në fakt ka denoncuar Felipe Melo për kanosje ndaj një të mituri. Nëse akuzat vërtetohen, mesfushori brazilian mund të ketë një kohë të vështirë. Nuk është hera e parë që ai tregon një qëndrim kërcënues dhe të dhunshëm, por zakonisht e mban të mbyllur në fushë.

sfidanti.al