Probleme me Fair Play Financiar, UEFA con Milanin në Dhomën Arbitrare

Milani vazhdon të ketë probleme me rregullin Fair Play Financiar të UEFA. Në fakt Dhoma Investigative e Kontrollit Financiar për Klube në këtë institucion e ka dërguar klubin kuqezi për gjykim në Dhomën Arbitrare me motivin se Milani nuk e respektoi rregullin e Fair Play Financiar për periudhën 2016-2018 dhe nuk mundi dot që në sezonin aktual të sistemojë bilancin financiar të tij që rezultonte me një humbje prej 126 milionë Eurosh.

Ky vendim i UEFA është një tjetër cështje dhe nuk ka të bëjë aspak me vendimin e dhënë nga Dhoma Arbitrare në 2018 për periudhën 2015-2017 teksa dënoi kuqezinjtë me 12 milionë Euro gjobë dhe kufizim të numrit të lojtarëve të federuar në 21 për sfidat në kompeticionet e UEFA, një vendim ky për të cilin Milan ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Megjithatë te Milani duket se janë të qetë dhe aspak të habitur. Në fakt ky vendim mesa duket se nuk do të ndikojë në merkaton e verës së klubit milanez, pasi dërgimi për gjykim i klubit në Dhomën e Arbitrimit do të këkojë kohën e vet teknike ndërkohë që nuk duhet harruar as mundësia e apelimit.

sfidanti.al