Premier League duhet të nisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe që këtë fundjavë do të mësohen detajet për kohën dhe mënyrën e rinisjes. Qeveria britanike e ka dhënë miratimin e saj për rikthimin e kampionatit anglez edhe pse kjo do të ndodhë duke zbatuar masat strikte të sigurisë higjieno-sanitare. Kjo bëri që makineria organizative e Kategorisë më të lartë të futbollit anglez të shtojë ritmin e punës për rifillimin e kampionatit.
Të premten 20 klubet e Premier Leagues do të mësojnë se cili do të jetë protokolli I sigurisë për riniosjen e kampionatit që do të përfundojë së përpiluari të enjten gjatë një mbledhjeje mes përfaqësuesve të qeverisë, autoriteteve shëndetësore dhe drejtuesit e federatave sportive. Futbolli do të kete prioritet përsa I përket rikthimit të evenimenteve sportive dhe më pas do të studiohen specifikat dhe nevojat e disiplinave të tjera
Ideja e Premier League është që kampionati të kthehet që në 9 qershor, pas 3 javësh stërvitje, në kohën e duhur për të përfunduar sezonin kur kanë mbetur edhe 92 ndeshje për t’u luajtur deri në fund të muajit korrik. Një program ky që gjithsesi do të duhet të respektojë rregulla të përcaktuara mirë shëndetësore që do të zbatohen si para ashtu edhe pas ndeshjeve sic janë; distancimi social, hapësirat e higjienizuara e të ndara si dhe kontrollet e imtësishme shëndetësore.
UEFA ka kërkuar që brenda 25 majit Federatat të prezantojnë planet e tyre për kampionatet respektive dhe Premier League gjithnjë ka qenë një prej 3 Ligave që kanë dashur me cdo kusht rifillimin e aktiviteteve. Ndërkaq, Arsenali, Ëest Hami dhe Brighton kanë bërë të ditur rikthimin në stërvitje, klube të cilëve iu bashkohet edhe Tottenhami.
Sfidanti.al