Nuk e përtypi dot atë që u tha për të, nga ish-drejtuesi i tij tek Borusia. Pjer-Emerik Obamejang foli shpejt pasi shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joakim Vacke, bëri disa komente për zgjedhjet e tij të karrierës, duke mos u treguar aspak i kursyer. “Ti, zoti Vacke, je një klloun, – ishin fjalët e sulmuesit të Arsenalit, – do të ishte më mirë për ju, që unë të mos thoja kurrë se përse u largova nga Dortmundi”.
Vacke ishte shprehur se “zoti Obamejang ndoshta ka një llogari bankare më të madhe tek Arsenali, por ndeshjet e Championsit i shkon në televizor, ndërsa Dortmundi luan në fushë të mërkurave”. Sulmuesi afrikan nuk u mjaftua me kaq, por bëri edhe një sulm tjetër ndaj shefit dortmundas. “Mbaj mend që thatë se nuk do të pranonit kurrë që Usman Dembele të largohej, por pasi iu treguan më shumë se 100 milionë euro, ishit i pari që i pranuat paratë, – u shpreh Obamejangu, – mos flisni për paratë, ju lutem dhe më lini të qetë”.
Sfidanti.al