Antonio Konte konsiderohet si një nga trajnerët më me temperament në vijën e autit, ndërkohë që vetë trajneri italian zbulon se ajo që bën ai te kjo vijë, e lodh shumë atë dhe së, në fund të ndeshjes, ai ndjehet i raskapitur. Ky trajner italian që, këtë të hënë, mbush 48 vjeç, është shumë emocional dhe e përjeton çdo sekondë të ndeshjes, ndërkohë që ai njihet për temperamentin e tij të fortë. Ai e pranon se ndeshjet e cfilisin atë në maksimum.
“Në fund të ndeshjes, unë ndjehem komplet i raskapitur, madje, humbas dy deri në tre kilogramë gjatë 90 minutave”, thotë Konte, duke shtuar: “Unë kuptoj se kështu nuk mund të vazhdohet gjatë, por çfarë të bëj, unë kam shumë pasion dhe humbas shumë fuqi, kështu që në të ardhmen duhet të jem më i kujdesshëm”, thotë ai.
Sfidanti.al