Një gjyqtar sërish provon tmerrin e nervave të Jurgen Klopit!

Një njeri tepër, tepër emocional. Nga ata që di të thotë edhe “më fal”, por që mezi e përmban veten gjatë 90 minutave të një ndeshjeje. i tillë është Jurgen Klop, por në të vërtetë, ç’taksirat kanë gjyqtarët e shkretë të përballojnë nervat e tij. Ndodhi disa kohë më parë në Champions, kur drejtonte Dortmundin, ndodhi edhe mbrëmjen e fundit të Premier Ligës në “Anfild Roud”. Menjëherë pas Simon Minjole priti penalltinë e Diego Kostës, trajneri i Liverpulit iu vërsul gjyqtarit të katërt, Nill Suorbrik, duke i ulëritur në fytyrë: “Askush nuk na mund dot ne”.

Gjermani ishte i tërbuar që gjyqtari Mark Klatenburg nuk kishte dhënë goditje dënimi për Liverpulin përpara sesa të jepte penallti për Diego Kostën. Suorbriku, në mënyrën tipike angleze, i tha trajnerit vendas, pasi Minjole e priti penalltinë, se “unë e vlerësoj shumë pasionin tuaj”. Pas ndeshjes, Klop i kërkoi falje gjyqtarit të katërt.

Sfidanti.al