Murinjo nuk mund të rrijë pa sulmuar penalltitë që i jepen Junajtidit!

Ishte ai i ulur në atë stol, por prej kohësh e kanë larguar dhe aty ndodhet Ole Gunar Solskjer. Zhoze Murinjos nuk i del inati për mënyrën e largimit nga Mançester Junajtidi, ndaj herë këtu, e herë atje, sulmon ish-klubin e tij. “Shigjetimi” i fundit ndodhi me penalltitë që i janë dhënë në favor “djajve të kuq”. “Bruno Fernandez ka pasur një punë të rëndë për të bërë sepse i është dashur të gjuajë 20 penallti”, – deklaroi Murinjo. Numri nuk është i saktë, pasi Fernandes ka gjuajtur 6 penallti, por kjo e ka ndihmuar të arrijë në 8 gola (si edhe në 7 asiste) në 14 ndeshje. Trajneri i Totenhemit mendon se disa nga penalltitë për Junajtidin kanë qenë “me zemërgjerësi” (diçka që e mbështesin edhe analistët), ndërsa arbitrat kanë qenë “dorështrënguar” me Spërsat e tij.

Sfidanti.al