Murinjo ka një krahasim për rivalitetin e tij me Vengerin

Fundjava i vë përballë. Zhoze Murinjo dhe Arsen Vengert, nuk mund të ekzistojnë larg njëri-tjetrit, sidomos kur portugezi drejton një skuadër në Angli. Ishte kështu në kohën e Çelsit të parë (2004-2007), po ashtu në Çelsin “e dytë”, dhe tani tek Mançester Junajtid. Murinjo ka një krahasim për rivalitetin me francezin e Arsenalit.

“Unë i marr ndeshjet njërën pas tjetrës, – tha Zhoze në konferencë për shtyp, – kjo është mënyra ime. Sapo kam parë një film interesant, “Borg Mekinro”, dhe trajneri i Borgut i thoshte sportistit të tij: Merri pikët njërën pas tjetrës, mendo vetëm për pikën e radhës. Edhe unë kështu u them lojtarëve të mi”. A e sheh ai rivalitetin me Vengerin si rivaliteti mes Borgut e Mekinroit? “Unë e dashuroj tenisin, por nuk e luaj atë”, – ishte përgjigja, që mund të merret sipas dëshirës, por duket se Murinjo e sheh pikërisht kështu.

Trajneri i Mançester Junajtid garantoi se lufta për titull në Angli, mes tij dhe Sitit të Guardiolës, do të vazhdojë deri në fund. “Rivaliteti ynë do të jetë historia e sezonit”, – tha ai, duke menduar më shumë për Guardiolën sesa për Vengerin.

Sfidanti.al