Murinjo nuk e harron Ozil, e do te Mançester Junajtid në janar

Zhoze Murinjo kërkon Mesut Ozil nën urdhrat e tij duke nisur nga janari i 2018. Trajneri portugez i Mançester Junjatid u ka bërë kërkesë drejtuesve të Djajve të Kuq për të tentuar blerjen e mesfushorit gjerman. Është e përditshmja ‘telegraph’ ajo që flet për këtë kërkesë të 54 vjecarit i cili ka punuar me Ozil edhe gjatë kohës kur ata ishin pjesë e Realit të madridit.

Murinjo nuk i ka kursyer asnjëherë lëvdatat në drejtim të Ozil të cilin jo pak herë e ka përkufizuar si playmakerin më të mirë të botës. Por nëse Murinjo kërkon që ta marrë Ozilin që në janar, drejtuesit e Mançester Junajtid po mendojnë një tjetër strategji. Ata preferojnë të presin fundin e sezonit për ta marrë futbollistin e përfaqësueses gjermane me parametra zero dhe jo të paguajnë 20-25 milionë Paund për të. Problemi në këtë pikë qëndron te Venger që nuk ka ndërmend të lejojë Ozil që të largohet në drejtim të ndonjë skuadre rivale të Arsenalit.

sfidanti.al