Edhe nëse realizohet shitja e aksioneve dhe klubi blihet nga sheikët e Katarit, sërish ky kufizim do të mbetet. Mediat angleze shkruajnë se Mançester Junajtidi nuk do të ketë më shumë se 100 milionë euro për të marrë lojtarë gjatë verës. Trajneri Erik Ten Hag mësohet se e di këtë gjë dhe këto kufizime vijnë për shkak se klubi duhet të jetë në rregull me kufizimet e Lojës së Ndershme Financiare.
Sfidanti.al