Mancester Junajtid-Murinjo, nerva te tendosura, SHBA e kerkon si trajner

‘Per mua eshte e veshtire te them ate qe mendoj per skuadren, sepse po e bera do te vershojne kritikat nga media. Vitin e kaluar kur u renditem te dytet, bera nje sezon shume te mire-keshtu u shpreh Zhoze Murinjo pas ndeshjes mes Mançester Junajtid dhe Valencias e perfunduar 0-0. Eshte kjo nje deklarate qe konfirmon momentin shume te veshtire qe portugezi po jeton ne stolin e Mançester Junajtid.

Por problemi qendron se Murinjo e skuadra e tij nuk kritikohet vetem nga media, por edhe nga tifozet dhe kjo u pa edhe gjate e pas perfundimit te ndeshjes kur u degjuan edhe fershellimat e tyre. ‘Jemi ne nje vend te lire-vijoi Murinjo-tifozet e Mancester Junajtid kane te drejte te shprehin opinionin e tyre dhe une jam 200% me ta’.

Nderkaq se fundmi kane filluar tweqarkullojne zerat per nje kalim te mundshem te Murinjos ne SHBA. Federata Amerikane e Futbollit eshte vene ne kerkim te pasuesit te Brus Arena qe para nje viti dha doreheqjen nga detyra e tij dhe Murinjo duket se eshte nje kandidature mese e vlefshme. Sipas medias amerikane, kjo Federate e ka studiuar tashme disponibilitetin e Special One dhe eshte ne pritje te nje pergjigjeje duke folur per bisedime qe jane ne zhvillim e siper.

Sfidanti.al