Liverpuli rreshtohet dhe i uron ditëlindjen në distancë, legjendës Stiven Xherrard!

Me gjasë, do ta thërrasin që të ngrejë trofeun e Premier Ligës, kur ta fitojnë në muajin korrik, ose në fillim të gushtit. Derisa të vijë ajo ditë, futbollisët e Liverpulit dhe trajneri Jurgen Klop, i bënë një tjetër dhuratë ish-kapitenit Stiven Xherrard duke i uruar ditëlindjen në … distancë. Kampionët e Europës në fuqi dhe kryesuesit e kampionatit anglez u mblodhën në fushë në kompleksin e tyre stërvitor, “Melvud” (Melëood), duke brohoritur e duartrokitur për nder të ish-mesfushorit që mbushi 40 vjeç.

Xherrardi nuk ishte aty, pasi ai sot nuk ka lidhje direkte me Liverpulin duke qenë trajner i Gllazgou Rejnxhërsit në Skoci. Gjithsesi, ai e vlerësoi lart gjestin e ish-ekipit të tij, dhe uron që të kuqtë të shpallen sa më shpejt kampionë të Anglisë. Vetë ai nuk fitoi dot asnjë titull në Premier, ndonëse triumfoi në Champions në vitin 2005, në finalen e paharrueshme ndaj Milanit në Stamboll.

Sfidanti.al