Liverpuli “nuk e do” Championsin, Klopi fajëson dëmtimet!

Barazimi në “Anfild” ndaj Njukasëllit nuk ndihmon aspak, madje prish shumë punë. Edhe pse Championsi u la prapa, lehtësimi i ngarkesës nuk po e bën Liverpulin që të luajë më mirë dhe me ritëm më të lartë. Goli i Mohamed Salahut që në minutën e 3-të u shpresua se do të ishte fillimi i një paraqitjeje fituese, por Njukasëllit u përgjigj në minutën e 5-të shtesë. Kështu është kur e lë ndeshjen të hapur deri në fund, dhe të kuqtë kanë tani 54 pikë në 33 ndeshje, duke u rrezikuar edhe më shumë në shanset e tyre për të shkuar në Champions sezonin e ardhshëm. “Ne kemi pasur shumë dëmtime në mbrojtje këtë vit, – tha trajneri Jurgen Klop, – kjo na dëmton ritmin, dëmton shumë në futboll. Gjithsesi, në ndeshje të tilla ne i kemi pasur mundësitë dhe nuk i kemi shfrytëzuar. Kush mund të fajësohet për këtë përveçse ne? Ne dhe askush tjetër. Jemi shumë të zhgënjyer, do ta gjejmë rrugën, por për momentin është shumë e vështirë”.

Sfidanti.al