Zhoze Murinjo pëlqen të ngacmohet me gazetarët. Si njeri i mësuar herët me rreziqet e futbollit, ai nuk e ka problem t’i japë drejtim debateve, të përzgjedhë mënyrën sesi përgjigjet apo sesi të ngacmojë. Sidomos, kjo ndodh kur portugezi është në moment të mirë të karrierës, siç po i ndodh më në fund tek Mançester Junajtid. Meqë jemi në 31 janar, ai u pyet për lojtarët që donte të merrte pikërisht tani, në këtë “dritare transferimi”.
“Marketi mbyllet sot ndaj nuk ka kuptim të flasim për lojtarët që do të kishim dashur të merrnim, – tha ai, duke lënë një nënkuptim se nuk ia kishte dalë për ndonjë futbollist, – në të vërtetë, nuk ia vlen të flasim kur kemi përpara kaq shumë ndeshje për të luajtur, kaq shumë objektiva, dhe kaq shumë lojtarë të mirë me të cilët duhet të punoj. Unë po punoj për periudhën e vetës”.
A e di Murinjo se ç’duhet të bëjë? “Po, – thotë ai, – e di se cilët lojtarë më duhen. A është e mundur t’i marr? Duhet të jemi realistë, unë do të përpiqem, por do të jem gjithnjë realist”. Më pas, trajneri i Mançester Junajtidit tregoi një histori (të vërtetë apo të sajuar?). “Kujtoj kur i thashë drejtorit sportiv se më duhej një portier i dytë, dhe ai më solli një listë ku në krye ishte emri i Xhanluixhi Bufonit”, – tregoi “Mou”. Junajtid, me Murinjon në stol, e ka marrë veten dhe është në pretendime në Premier Ligë, Ligën e Europës, Kupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës.
Sfdanti.al