Do të luftohet për të mbajtur ritmin dhe për të mos lejuar rivalët që t’i mbërrijnë, por do të ketë mungesa. Përveç Zhoel Matipit, që iu shtua problemeve në qendër të mbrojtjes me Van Dajkun e Gomezin, Liverpuli mori lajmin e keq se Tiago Alkantara nuk mund të luajë as ndaj Njukasëllit. Ndeshja luhet sot në orën 21:00 dhe trajneri Jurgen Klop deklaroi se mesfushori katalanas nuk është ende në formën e duhur, edhe pse është kthyer në stërvitje. “Njukasëlli është shumë shpejt për të, – tha gjermani, – ai ka nevojë për disa seanca të tjera stërvitore, pasi ka qenë jashtë për një kohë të gjatë”. Tiago u dëmtua që në derbin ndaj Evertonit në tetor, pra ka më shumë se 2 muaj që nuk aktivizohet.
Sfidanti.al