Strategu i Liverpulit, Jyrgen Klop, është i zhgënjyer nga ekipi i tij që po lë për të dëshiruar, këto kohët e fundit, sidomos, në ndeshjen e Premier Ligës me Bornmouthin (2-2), në të cilën “të kuqtë” pësuan gol në fund të ndeshjes. Në këto kushte, trajneri gjerman vuri në dukje se lojtarët e tij duhet të marrin shembull nga Çelsi sesi duhet të luhet në minutat e fundit të ndeshjes.
“Nëse Çelsi do të ndodhej në situatën tonë, kundërshtari, gjatë 20 minutave të fundit, nuk do ta kishte prekur topin më shumë se tri herë. Ne duhet të tregohemi më të kujdesshëm, duhet të krijojmë përvojën e duhur në këtë drejtim. Në ndeshjen me Bornmouthin ne morëm një leksion sesi nuk duhet të luhet futbolli. Diçka që është një gjë e mirë për neve në këtë sezon, është se ne kemi ekipin që ka shënuar më shumë gola në Premier Ligë. Ne duhet të luajmë më mirë në fund të ndeshjes.
sfidanti.al