Media angleze ka disa kohë që po shkruan se në stolin e drejtimit të Mançester Junajtidit, në vend të Zhoze Murinjos, së shpejti do të ulet Zinedin Zidane, duke pasur parasysh rezultatet e dobta të deritanishëm të “djajve të kuq”. Zidane, në fakt, është i paangazguar, qëkur ai dha dorëheqjen në fund të sezonit të kaluar si trajner i Realit të Madridit. Zidane donte të pushonte pasi fitoi tre herë me radhë Ligën e Kampioneve të Evropës, ndërsa bëri të ditur se ai do të kthehej në fillim të sezonit të ri.
Gazeta angleze “Mirror”, duke iu referuar një burimi të mirinformuar në struktrat drejtuese të Junajtidit, i hodhi poshtë të gjitha spekulimet që e lidhin emrin e Zidanes me klubin mançesteras.
Sidoqoftë, tani për tani, nuk përmenden emra të tjerë, me përjashtim të atij të Zidanes si trajner eventual i Junajtidit, por, megjithatë, kohët e fundit, ka filluar të përmendet edhe emri i sh-futbollistit të “djajve të kuq” Loran Blan që ka një kohë të gjatë që është i paangazhuar.
Sfidanti.al