Diego Kosta do të padisë Celsin, kjo për “hatër” të Kontes

Pjesëtari i përfaqësueses spanjolle, Diego Kosta, që është ende, zyrtarisht. pjesëtar i kampionit të Anglisë, Celsit, ka në plan që të nisë një procedurë paditëse kundër klubit të vet, njoftuan mediumet anglezë, sepse “blutë” e Londrës kanë bllokuar transferimin e tij për tek Altetiko e Madridit. Kosta do që të kthehet në Madrid, por Celsi po e pengon atë, kështu që ai do ta padisë këtë klub për një trajtim jokorrekt. Antonio Konte tha, dje, se nuk ka ndonjë “lajm të ri” lidhur me Kostën, ndërkohë që edhe zëdhënësi i Celsit vuri në dukje, dje, se nuk ka ndonjë të re që të informoi lidhur me Kostën.

Diego Kosta që ka ardhur në “Stemford Brixh”, më 2014, dhe për të cilin Antonio Konte ka thënë se ai nuk bën pjesë në planet e tij të së ardhmes, do që të kthehet te klubi madridas i Atletikos, nga edhe ka ardhur në Londër, por regjistrimi i tij në këtë ekip do të mund të ndodhë vetëm në janar 2018, për shkak të dënimit të Atletikos nga FIFA që ajo të mos bëjë asnjë transferim gjatë kësaj periudhe. Celsi, nga ana e tij, tanimë, e ka gjetur zëvendësuesin e Kostës tek Alvaro Morata i ri, për të cilin i pagoi Realit të Madridit 50 milionë euro.

Sfidanti.al