Bota ndalon për nje çast, Lampard e gjeti gozhdën e artë

“Pas njëzet e një vjetëve të jashtëzakonshëm, vendosa ti jap lamtumrën futbollit. Ka ardhur koha të nis një kapitull të ri në jetën time…”. Kështu nisi njoftimi i befasishëm i publikuar nga Frank Lampard në “Facebook”, për ti zyrtarizuar botës tërheqjen nga futbolli i luajtur. 2 Shkurti 2017 do të mbahet mend në histori si data e lamtumirës së një prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit.

Një mesfushor modern, në gjendje të shënojë gola, të japë asist, me klas të jashtëzakonshëm dhe personalitet e profesionalizëm të pashoq. Ndoshta mesfushori më i mirë anglez në histori, së bashku me Gerrard dhe Beckham.

Thjesht një legjendë, ashtu siç u cilësua me të drejtë edhe nga faqja zyrtare e Premier League në “Tëitter”. Lampard është një prej lojtarëve të paktë që kanë luajtur mbi njëmijë ndeshje në karrierë, prej të cilave plot 607 vetëm në Premier League, ku numëron edhe 177 gola të realizuar dhe 102 asist.