Liverpuli shënoi fitoren e dytë, duke e mundur 2-0 Kristal Pallasin në fushën e këtij të fundit, por, megjithatë “u ngrit shumë pluhur” rreth penalltisë që mori futbollisti egjiptian i Lverpulit, Mohamed Salah, që u rrëzua në zonën e rreptësisë dhe penalltinë e dhënë e shndërroi në gol Xhejms Milner në pjesën e parë të ndeshjes.
Dhe, ndërsa që e gjithë bota është ende e entuziazmuar nga performanca e “këpucës së artë” të Premier Ligës, pra e Mo Salahut, ish-njeriu nr.1 i Totenhemit londinez Allan Sugar e sulmoi futbollistin egjiptian, duke e quajtur atë – mashtrues! Sipas Sugarit, nuk kishte penallti që u dha mbas ndërhyrjes ndaj Salahut, duke e bërë “faraonin egjiptian” objekt kritikash.
“Mo Salahu duhet të konkurrojë në garat e kërcimit nga trampolini në Lojrat Olimpike, sepse i bën bukur zhytjet. Ai është mashtrues”, deklaroi Sugari.
Sfidanti.al