Premier League, në stadium kthehen tifozët

Kjo fundjavë në një farë mënyre ishte historike për Premier Leaguen angleze pasi u pa kthimi në stadium i tifozëve më 5 stadiume të këtij kampionati edhe pse me numër të kufizuar deri në 2000 persona në maksimum, 271 ditë nga hera e fundit.  Qeveria britanike dha lajmin ditët e kaluara teksa komunikoi rihapjen e impianteve angleze me kapacitet të reduktuar dhe se numri i biletave të shitshme do të vareshin nga zona e skuadrës së interesuar

Për këtë arsye, ishin vetëm 10 skuadra që kishin mundësinë për të lejuar 2000 tifozët në impiante dhe janë ato të Zonës 2; Arsenal, Brighton, Chelsea, Crystal Palace, Everton, Fulham, Liverpool, Southampton, Tottenham dhe West Ham. Dhjetë skuadrat e tjera (Aston Villa, Burnley, Leeds, Leicester, Manchester City, Manchester United, Newcastle, Sheffield United e West Brom) janë në Zonën 3 dhe kështu vijuan me ndeshjet e tyre pa praninë e tifozëve

Ai që komentoi rikthimin e tifozëve në stadium ishte trajneri I Liverpoolit, Jurgen klopp që do të shohë skuadrën e tij të luajë përballë tifozëve ndaj Wolverhamptonit: ‘Shpresoj se kjo do të jetë në eksperiencë e madhe për të gjithë ne, por unë nuk mund ta di-tha Klopp-si futbollist kam luajtur shpesh përballë 2000 tifozëve që nuk ishin në humorin e tyre më te mrë, por që mund të krijonjnë një ambient të këndshëm. Pas kësaj pauze të gjatë mendoj se publiku ynë do të jetë në formën më të mirë të mundshëm. Shpresoj që 2000 tifozët të  kenë ndikim  dhe të ndihmojnë vërtet e sidomos të shijojnë ndeshjen’.

Sfidanti.al