‘Disa dashuri nuk mbarojnë, bëjnë xhiro neper bote dhe më pas rikthehen-është fraza që përsëritej shpesh Adriano Galliani dhe që mund të përshkruajë atë cfarë po ndodh në Londër te Arsenali. Sipas medias britanike, Arsene Wenger që ka stërvitur Topcinjtë për 22 vjet përpara se të largohet në 2018, mund të kthehet në shtëpi, por jo si trajner , por në një rol drejtues ndoshta për t’u përkufizuar si ‘shpëtimtari I vendit’
Arsenali, në fakt që pas largimit të Wenger është zhytur në një krizë pafund. Pasuesi I tij, Unai Emery u shkarkua në 29 nëntor të 2019 dhe tani pas një periudhe shumë të shkurtër të Fredrik Ljungberg, në stol erdhi Mikel Arteta, që ende nuk ka mundur që të ndryshojë tendencën e rezultateve të Arsenalit.
Topcinjtë aktualisht janë në vendin e 10 të klasifikimit me 31 pikë, 10 më pak se vendi I katërt që do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve dhe në prag të një lufte me tifozët. Sipas ‘Mirror’, për këto arsye te Arsenali po mendohet për kthimin e njeriut me të cilin Arsenali ka fituar 3 kampionate, 7 FA Cup dhe 7 Community Shield I cili do të ketë detyrën për të qetësuar klimën rreth trajnerit.
Gjithnjë sipas ‘Mirror’, Arsenali iu afrua Wengerit me disa propozimë për të. Mbetet të mësohet se cila do të jetë përgjigjja e francezit që në korrik të 2018 deklaroi: ‘Ndoshta ishte një gabim që qëndrova 22 vjet te një klub. Më pëlqen të lëviz, sit ë vlerësoj sfidat. Ndonjëherë, ndoshta, kam qenë I burgosur I sfidës sime’.
Sfidanti.al