Premier League dhe Arabi Saudite pas Rrahmanit

Amir Rrahmani është një nga lojtarët më të mirë të Napolit. Paraqitjet e mbrojtësit nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa sipas mediave, ai po monitorohet nga ekipe të Premier League dhe në Arabinë Saudite. Më saktësisht, në Angli, ai preferohet nga londinezët e Tottenham. Spurs janë gati të kënaqin dëshirat e kampionëve të Italisë dhe të vetë Rrahmanit, për të siguruar pasuesin e Cristian Romero. Përkundër këtyre ofertave, Napoli i ka ofruar rinovimin, duke shprehur kështu dëshirën për të vijuar bashkëpumimin përtej vitit 2027. Amir Rrahmani në këtë sezon të Serie A u aktivizua në 38 ndeshje. Për të, ky ishte sezoni i pestë te Napoli.

sfidanti.al