“Ne duhet të besojmë se mund të fitojmë jo vetëm një ndeshje, por edhe Kupën e Botës”. Këto janë fjalët e sakta të zgjedhura nga trajneri i ri i SHBA-ve, Mauricio Pochettino, për të karikuar mjedisin në kuadër të Botërorit të ardhshëm, i cili pjesërisht do të luhet në SHBA. Argjentinasi siguroi se skuadra amerikane do të synojë të fitojë Kupën e Botës 2026, të organizuar së bashku me Meksikën dhe Kanadanë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
“Ne duam që lojtarët të vijnë në ditën e parë me kokën lart”, tha ish-trajneri i Çelsit dhe PSG-së në konferencën prezantimit të tij. Pochettino zëvendësoi Gregg Berhalter, i cili u shkarkua në korrik pasi amerikanët u eliminuan nga faza e grupeve të Copa America. Shtetet e Bashkuara aktualisht janë në vendin e gjashtëmbëdhjetë në renditjen e FIFA-s. Ata kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit.
sfidanti.al