Pep Guardiola po punon për të siguruar që Josko Gvardiol të mbetet pjesë e rëndësishme e Manchester City në të ardhmen e afërt. Mbrojtësi kroat, 23 vjeç, ka qenë titullar i padiskutueshëm këtë sezon në krah të Ruben Dias dhe ka treguar paraqitje të shkëlqyera. Burime brenda klubit bëjnë me dije se City dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me Gvardiol, duke e bërë pjesë të planeve afatgjata të klubit dhe duke i ofruar një rritje page.
Megjithëse kontrata e Gvardiol zgjat deri në vitin 2028 dhe kontrata e Guardiolës përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, Manchester City po vepron që të sigurojë të ardhmen e mbrojtësit edhe pas largimit të trajnerit spanjoll.
Ky sezon ka treguar qartë rëndësinë e Gvardiol për Guardiolan dhe për skuadrën, duke e bërë rinovimin një prioritet për klubin.
sfidanti.al

