Palacios vishet zikaltër të hënën

Tomas Palacios është praktikisht një lojtar i ri i Interit. Mbrojtësi i lindur në vitin 2003 do të zbarkojë në Milano të dielën, për të kryer vizitat mjekësore dhe firma në kontratë pritet të ndodhë të hënën. Ditën e djeshme zikaltërit arritën një marrëveshje përfundimtare me Independiente Rivadavia për ta mbyllur me 6.5 milionë euro transferimin e lojtarit, pa përqindje për rishitjen e ardhshme. Lojtari ishte larguar nga Rivadavia ditë më parë, duke u kthyer në Buenos Aires në pritje të arritjes së marrëveshjes mes klubeve. Ditët e fundit ai kishte refuzuar ofertat nga Gjermania dhe Anglia, ideja e tij ka qenë gjithmonë e qartë: që në fillim ai donte vetëm Interin.

sfidanti.al