Ylli i Barcelonës, Leo Messi, në një intervistë për revistën “Coach”, ku foli për shumë gjëra, zbuloi edhe lojtarët që e inspiruan kur ishte fëmijë.
Messi bëri të ditur se nuk ishte vetëm Maradona nga i cili u inspirua, por edhe argjentinasi tjetër Pablo Aimar, i cili ka luajtur për klube si River Plate, Valencia e Benfica.
“Natyrisht se kam admiruar gjithmonë Maradonën, ka qenë inspirim për mua. Gjithashtu kur Pablo Aimar filloi të depërtojë, kam shijuar më të vërtetë ato që bënte në fushë”, ka deklaruar Messi.