Onana: Te Interi vetëm një vit, por sa për dhjetë

I ftuar në podcastin ‘Le Media CARRÉ’, André Onana foli për vendimin e tij për t’u larguar nga Interi pas vetëm një sezoni për të përjetuar një eksperiencë të re në Premier League me Manchester United:

“Isha në dijeni të vështirësive, disa lojtarë më shkruanin: ‘përgatit pallton e shiut sepse këtu bie gjithmonë shi, do të depresohesh’ – kujtoi portieri kamerunas. “Por unë nuk mund t’i thosha jo Manchester United, është një institucion. Nuk mendova gjatë kur erdhi oferta, thashë ‘let’s go’. Për mua ishte një sfidë e re ku duhej të jepja gjithçka.”

Më tej, Onana foli për synimin kryesor tek United:

“Objektivi ynë kryesor është të rikthejmë United-in në vendin që i takon, është klubi më i madh anglez. Nuk është e lehtë sepse kundërshtarët janë të fortë: kemi fqinjët tanë të City-t dhe Liverpoolin që po bëjnë mirë. Premier League është një kampionat jashtëzakonisht konkurrues.”

Onana rrëfeu edhe disa episode nga eksperienca e tij me Interin:

“Kam qenë aty vetëm një vit, por është si të kisha jetuar dhjetë. Dhoma jonë e zhveshjes ishte si një diskotekë. Një ditë shkova në stërvitje në kohë, por Denzel (Dumfries) më tha se isha me vonesë, kështu që duhej të paguaja gjobën. Gjobat ishin të kripura, për një shaka të tillë më detyruan të blija 35 iPhone, sepse duhet t’i blija për të gjithë. Një gjë që e urrenin thellësisht dhe e konsideronin mungesë respekti ishte të mbërrije me vonesë.”

sfidanti.al