Mançester Junajtidi bëri me të vërtetë një mrekulli, duke fituar 3-1, duke e eliminuar PSZH-në dhe duke u bërë kështu klubi i parë anglez në histori që kompenson disavantazhin prej dy golash në fushën e vet dhe kualifikohet për në fazën tjetër.
Dhe ndërkohë që të gjithë përgëzojnë trajnerin Ole Solskjer, të entuziazmuar nga nata magjike parisiene, një tifoz i Junajtidit u bë tamam Nostradamus, pasi pak kohë para ndeshjes PSZH-Junajtid ai arriti që të gjejë rezultatin e saktë dhe madje edhe golashënuesit. Ja çfarë shkroi kë tifoz, më saktë Timi Çin, pesë minuta para ndeshjes në profilin e tij në një nga rrjetet sociale:
“Unë kam një parandjenjë për këtë ndeshje. Ka mundësi që ata ose do të na shpartallojnë ose do të ketë një spektakël të vërtetë. Lukaku do të shënojë dy gola dhe PSZH-ja do të shënojë një gol, kurse në fund Rashfordi me një gol në min. e 92-të do ta vendosë fatin e kësaj ndeshjeje”!