“Telegraph” shkruan sot se Newcastle po bën hapa të mëdhenj për të siguruar një marrëveshje për Aaron Ramsdale. Trajneri i “Magpies”, Eddie Howe, e njeh mirë portierin anglez, pasi ai ishte përgjegjës për nënshkrimin e tij në vitin 2016, kur ai drejtonte Bournemouthin, dhe, për këtë arsye, ai synon ta ketë sërish nën urdhra ish-nxënësit e tij. I njëjti burim thekson se, edhe pse ka ende detaje për të zgjidhur, propozimi që Newcastle është i gatshëm t’i paraqesë Arsenalit i kalon 17 milionë euro, që përkthehet në një ofertë për një kontratë pesëvjeçare për Ramsdale.
sfidanti.al