Nejmar me fat që nuk lindi në kohën e Brazilit të 70-tës

Gerson ka thënë se Neymar nuk do të luante në ekipin e Brazilit të viteve 70’të, dhe a e dini pse.

Legjenda e Brazilit, Berson ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, Neymar nuk do të ishte as nën stolin rezervë të Selecaos në vitin 1970.

Neymar tashmë është lider i Barzilit dhe është në rrugë që të bëhet sulmuesi më i mirë në histori të kësaj kombëtareje, por kjo nuk e bind aspak Gersonin.

“Nuk do të kishte hapësirë për Neymarin në vitin 1970. Ku do të luante ai? Ai nuk do të mund të luante në vend të Revelinhos, as të Peles. Do të luante në vend të Tostao, apo Jairzinho. Nuk do të kishte vend për të as në mesfushë. As në bankën rezervë”, tha Gerson për Fox.