Napoli vendos çmimin e Kvaratschkelia-s

Khvicha Kvaratskhelia do të jetë në qendër të procesit të rindërtimit të Napolit. Për këtë arsye, presidenti Aurelio De Laurentiis nuk ka ndërmend ta shesë gjeorgjianin, duke kërkuar të paktën 150 milionë euro për ta lënë të lirë, një shifër që mund të largojë edhe Paris Saint Germain.

Me Osimhenin gati për të bërë valixhet, vetëkuptohet se Kvara është një kandidat për t’u bërë një shtyllë e aspiratave të ringjalljes. Të enjten e kaluar De Laurentiis foli edhe për asin e tij: “Kvara ka një kontratë që skadon në 2027 dhe jam shumë i qetë. Por pastaj pyes veten: a e bëmë ne të shpërthejë atë? A kemi pasur intuitë? Kontratat duhet të respektohen”.

Paris Saint-Germain është në gjurmët e Kvaratskhelias, kujton Corriere dello Sport. Al-Khelaifi është i etur për kampionë dhe blerje: francezët kanë synuar Osimhen për disa kohë dhe kanë filluar të bëjnë të njëjtën gjë me Kvaratskhelia.


sfidanti.al