Një ditë pas Superkupës së Italisë ato që mbetën ishin lotët e Insignes që gaboi 11 metërshin e barazimit 1-1, por edhe dëshira e Koulibaly për t’u ringritur me mbrojtësin që vë menjëherë në shënjestër Veronën
‘Një ditë më pas ndjen akoma më shumë peshën e një humbjeje, por kjo zgjat pak. Është më e madhe dëshira për të rinisur menjëherë për të luftuar për fitore të reja-shkruante Koulibaly në një postim në rrjetet sociale
Në shënjestër janë 4 ndeshje mëse të përballueshme për Napolin, të cilat skuadra e Gattusos synon t’i fitojë përpara se të gjendet sërish përballë Juventusit; Verona, Spezia në Kupën e Italisë, Parma dhe Genoa. Ky rrugëtim do të thotë shumë për forcën mentale dhe fizike të Insignes e të tjerët. Sinjalet pozitive ekzistojnë duke nisur që nga rikuperimi i Mertens që mund të jetë titullar që në ndeshjen e Bendegodit, ndërkohë që pritet negativiteti i Osimhen në testet për Covid që do t’i japë mundësi Gattusos që të rigjejë sulmuesit e formacionit bazë.
Sfidanti.al