Muriqi, periudha e kaluar te Lazio: Isha plotësisht vetëm

Vedat Muriqi është rikthyer në Turqi, për të veshur përsëri fanellën e Fenerbahçes sezonin e ardhshëm. Në një intervistë në kanalet zyrtare të klubit, sulmuesi rrëfeu disa kapituj të karrierës së tij, duke mos kursyer asnjë kritikë ndaj Lazios.

Sulmuesi i lindur në vitin 1994 tha: “Tek Lazio, kisha Ciro Immobile përpara meje, i cili ishte fituesi i Këpucës së Artë në atë kohë. Ishte një situatë shumë e vështirë. Këtu, kur mbërrin një lojtar, ka përkthyes, staf dhe të gjithë të pyesin nëse ke nevojë për diçka. Megjithatë, atje nuk është kështu: je plotësisht vetëm. Ose përshtatesh vetë, ose përjeton vështirësitë siç përjetova unë”.