Murinjo ngurron; refuzon pankinën e Benfikës

Zhoze Murinjo është ende në pritje të një skuadre me një projekt ambicioz [ëe të vijuar karrierën e tij si trajner. pas shkarkimit të tij nga Mancester Junajtid, portugezi u fol për një rikthim të mundshëm te Reali i Madridit për sezonin e ardhshëm, por në Portugali, Benfika vendosi të përshpejtojë hapin. Klubi luzitan pasi shkarkoi Rui Vitorian i ofroi pankinën pikërisht Murinjos, që gjithses e refuzoi këtë ofertë pasi preferon të presë muajt e verës për të menduar për një skuadër të re.

Sipas ‘Record’, Murinjo i kishte thënë presidentit Luis Filipe Vieira që për momentin nuk preferon të kthehet në vendlindje. por sipas të përditshmes tjetër luzitane ‘A Bola’, nëse klubi i prezanton atij një projekt teknik bindës në muajt e ardhshëm atëherë përgjigjja e tij do të ndryshojë.

sfidanti.al