Mourinho: Prisnim më shumë nga Portugalia

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho ka analizuar së fundmi ecurinë e kombëtares së vendit ë tij, Portugalisë, në Kampionatin Europian, Gjermani 2024. Në një prononcim për mediet, Mourinho theksoi se priste më shumë nga Portugalia, por shton se kjo kombëtare ka një ekip të ri.

“Potenciali i skuadrës ishte shumë i lartë. E parashikova gabim kur thashë se Portugalia, Franca dhe Anglia ishin favoritët. Portugalia nuk ishte një skuadër e madhe, edhe pse arriti në çerekfinale. Ne prisnim më mirë. Isha në stadium para fillimit të Kampionatit Europian, për të parë ndeshjen mes Portugalisë dhe Kroacisë në miqësore dhe nuk pata një ndjenjë të mirë. Nuk ndjeva emocione të mëdha. Gjatë turneut skuadra vazhdoi të ecë përpara, por pa bindur. Por në momentin e së vërtetës, Portugalia nuk ishte një nga skuadrat më të forta. Megjithatë duhet thënë se është një skuadër e re, përveç dy veteranëve, Pepe dhe Ronaldo-s është një ekip që ka të ardhme përpara. Kupa e Botës është pranë nesh”-deklaroi Mourinho.

sfidanti.al