Merkatoja e kësaj vere për Real Madrid do të mbahet mend si një nga më shpërthyeset e këtyre viteve të fundit. Megjithatë, trajneri Jose Mourinho duket se nuk është ende plotësisht i kënaqur me afrimet që kanë bërë ”Los Blancos”.
Pas ndeshjes miqësore ndaj Ferencvaros, “Special One” ka thënë se Reali ka nevojë për ndonjë lojtar tjetër. “Një Bernardo Silva nuk mjafton. Kemi nevojë të paktën edhe për një futbollist tjetër si ai, në gjendje që të mbulojë disa pozicione në fushë”, – u shpreh trajneri portugez.
Gjatë merkatos së verës Reali ka bërë disa goditje të rëndësishme, siç janë Konate, Cucurella, Dumfries, Bernardo Silva, Diomande dhe Espi. Tani mbetet të shihet, nëse presidenti Perez do t’ia plotësojë dëshirën trajnerit Mourinho, apo do ta quajë të mbyllur merkaton.

