Mos e lini pa birrë Novgorodin ,  suedezët shpallen kampione në..pije!

Qëndra e qytetit rus, Njizhnij Novogord, mbeti pa birrë, pasi atë e pinë tifozët suedeze që kanë ardhur që të mbështesin përfaqësuesen e Suedisë në Botërorin e Rusisë, ku ndodhen më shumë se 7000 tifozë nga vendi skandinav, shumica e tyre të vendosur në këtë qytet pranë Vollgës, ku ekipi suedez po luan ndeshjet e grupit të vet. Sikurse dihet, Suedia e fitoi 1-0 ndeshjen e parë ndaj Koresë së Jugut dhe tifozët suedezë u treguan si miq të shkëlqyer, duke e pirë të gjithë birrën në pabet dhe klubet në qëndër të Novgorodit. Në fakt, birra u pi që para fillimit të ndeshjes së lartpëmendur, kështu që pabet dhe klubet e qytetit u detyruan që të porositnin sasira suplementare birrash që miqtë nga Skandinavia të mos mbesnin me fyte të thatë!

“Për çudi, birra mbaroi që para se të zhvillohej ndeshja mes ekipeve të Suedisë dhe të Koresë së Jugut. Sikurse duket, ky qytet nuk ka organizuar më parë ndonjë event të përmasave të tilla, thjesht, ata nuk ishin gati”, vuri në dukje shefi i seksionit të sigurisë se shoqatës suedeze të fubollit, Martin Fredman.

Sfidanti.al