Monchi e Messi ‘kapen’ në tunel; ja cfarë i thanë njëri-tjetrit

Përmbysja e Barcelonës ndaj Sevillas u shoqërua me polemika të rrjeteve sociale dhe zënka në fushë duke kaluar përtej 210 minutave të zhvilluara në të dyja ndeshjet të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Rezultati 3-0 me të cilin Barcelona përmbysi humbjen e ndeshjes së parë në Sanchez Pizjuan jo vetëm që I gjunjëzoi në fushë andaluzianët e Lopetguit, por gjeneroi edhe thumbime, postime në tëitter dhe polemikat tipike të cdo pas ndeshjeje plot adrenalinë

Sipas Cadena Ser në fund të ndeshjes drejtuesit e Sevillas, pepe Castro dhe Monchi nga njëra anë dhe Messi në anën tjetër thumbuan njëri-tjetrin në tunelin e Camp Nout. ‘Fitoni gjithnjë me të njëjtën mënyrë-thanë drejtuesit e Sevillas. ‘Kthehuni në shtëpi ishte përgjigjja e Messit.

Por jo vetëm kaq thumbime mes klubeve pati edhe në rrjetet sociale. Sevilla postoi një foto të Pique që ndiqte nga pas Mbappe në sfidën kundër PSG me mbrojtësin që u shndërrua në Europa League në ndjekje të Sevillas që shkon drejt 1/8 të finaleve. Një postim që nuk i pëlqeu aspak Barcelonës që ripublikoi postimin e Sevillas  pas fitores 3-0 të shoqëruar me frazën. ‘Futbolli është cështje respekti. Natën e Mirë’.

Sfidanti.al