Los Angeles Galaxy e ka kthyer në traditë sjelljen në MLS legjendat e vjetra të futbollit evropian. Në mijëvjecarin e ri, klubi kalifornian fitoi vëmendjen botërore teksa solli në radhët e tij lojtarë të tillë si David Beckham, Robbie Keane e sidomos Zlatan Ibrahimovic, me suedezin që u kthye te Milani në merkaton dimërore të këtij viti. Në këtë pikë, Galaxy ndërhynë menjëherë duke e gjetur shpejt zëvendësuesin e suedezit dhe bëhet fjalë për Javier ‘Chicharito’ Hernandez
Sulmuesi tashmë 32 vjecar do të jetë ylli I ri I LA Galaxy me këtë të fundit që arriti akordin me Sevijan ditën e premte, ndërkohë që sipas ‘Los Angeles Times’, futbollisti do të nënshkruajë me LA Galaxy javën e ardhshme. Në këtë pikë, meksikani Hernandez është gati të sfidojë bashkëkombasin e tij Carlos Vela, por ka një detyrë shumë të vështirë; të zëvendësojë Ibrahimovic në zemrën e tifozëve, me suedezin që shënoi 53 gola në 58 ndeshje, shifra këto të vështira për t’u barazuar
Ndërkaq, mësohet se Hernandez do të përfitojë më shumë se Ibrahimovic nga kontrata e tij me LA Galaxy që do të thotë më shumë se 6.5 milionë Euro në sezon për të qenë ai futbollisti më I paguar I MLS. Chicharito Hernandez e nisi sezonin te Ëest Ham, por në fundin e merkatos verore ai kaloi përfundimisht te Sevilla me të cilën ka luajtur vetëm 2 ndeshje. Në fund meksikani nuk mundi t’I rezistojë tundimit dhe ofertës së LA Galaxy kështu që vendosi të ndryshojë ambient. Nuk dihet ende me saktësi se sa do të paguajë klubi amerikan për Hernandez që Sevijës I kushtoi 8 milionë Euro duke I shtuar edhe bonuset
Sfidanti.al