Lecce, parrullë e turpshme kundër Contes: Njeri pa identitet

Rikthimi në qytetin e lindjes, Lecce, nuk ishte shumë i bukur për Antonio Conten, i cili përvecse pësoi një tjetër frenim në luftën për titull në Serinë A, u desh të bënte llogaritë edhe me fyerjet e bashkëqytetarëve të tij. Në Via Del Mare është shfaqur një parrullë fyese e rëndë në drejtim të trajnerit të Interit që i referohej të kaluarës së tij si trajner i Barit në 2007-2009 dhe që konsiderohej si një tradhëti nga tifozët e Lecces.

‘Conte, njeri pa identitet, je m… i qytetit tonë-shkruhej në parrullën e turpshme të disa tifozëve të Lecces. Por përvec parrullës, në shkallët e stadiumit u dëgjuan  edhe kore kundër Contes me tifozët që thanë: ‘Turpi i kësaj toke’ si për të treguar edhe njëherë se dy sezonet e trajnerit italian në pankinën e Barit nuk janë aspak një kujtim i largët’

sfidanti.al