Milani do të blejë kartonin e Florencit, ëndrra mbetet Zaniolo

Për lojtarin e krahut nuk do të duhet ndonjë shpenzim i madh, pasi në kontratë është parashikuar që huazimi nga Roma do të kthehet në transferim qind për qind për vetëm 4.5 milionë euro. Kaq do t’i kushtonte Milanit, Alesandro Florenci, i cili është bërë i rëndësishëm edhe për trajnerin Stefano Pioli, por edhe për atë të kombëtares, Roberto Mançini. Florenci ishte kapiten në ndeshjen e Italisë ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve (1-1), pra duke qenë me mjaft përvojë, ndërsa në Champions është lojtari i dytë me më shumë eksperiencë tek Milani pas Ibrahimoviçit duke pasur 47 ndeshje. Për Piolin, titullar në krah është Kalabria, por Florenci mund të luajë edhe në pozicione të tjera, ndërsa vështirësia më e madhe për klubin milanez është që të marrë nga Roma, talentin Zaniolo.

Sfidanti.al