Milan-UEFA, hapet ‘front i ri lufte’, shkohet drejt apelimit ne CAS

Milan eshte ne disa fronte ‘lufte’ ne aspektin sportiv dhe ate juridik. Klubi kuqezi duhet te mbroje fort vendin e katert, duhet te perballet me problemin Gatuzo, pozitat e te cilit jane tronditur serish, eshte rebusi Higuain, si dhe denoncimi i Fasones dhe te gjitha keto kane ndodhur ne nje kohe kur UEFA ka dhene vendimin e saj per Milanin ne lidhje me mosrespektimin e Fair Play Financiar.

Klubi milanez deri tani ka heshtur pas publikimit te UEFA dhe duket se kjo heshtje do te zgjatet akoma me shume. Sipas ‘Corriere Dello Sera’ kjo te le te kuptosh se Elliot po e merr gjithnje e me seriozisht idene per te apeluar vendimin e UEFA ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportive.

Milani ka shfaqur pakenaqesine e tij ne menyre te vecante per mundesine e perjashtimit nga kompeticionet evropiane ne 2021 nese klubi nuk barazon bilancin e tij si dhe gjoba prej 12 milione Eurosh qe duhet t’i paguaje UEFA. Me fjale te tjera Milani po pergatitet per nje beteje te re qe kete radhe ka me shume te panjohura se ne rastin e meparshem.

Sfidanti.al