Milan, Scaroni është i sigurt: Stadiumi i ri i Milanos do të jetë gati në 2024

‘Me të ardhurat nga stadiumi mund të blihet një skuadër e tërë-kështu u shpreh presidenti i Milanit, Paolo Scaroni në një intervistë për të përditshmen ‘Corriere Della Sera’ teksa u kthye të nënvizojë rëndësinë strategjike që merr të pasurit  në kohë të arsyeshme të impiantit të ri, një San Siro në dispozicion të kuqezinjve dhe Interit.

Është një cështje që prej kohësh po zvarritet por që sipas Scaronit tani është në drejtimin e duhur me presidentin e Milanit që arrin aty sa të justifikojë optimizmin e tij të motivuar.

‘Besoj se jemi në rrugën e duhur-tha Scaroni ndër të tjerat-Bashkia na bëri një propozim që nuk na pëlqen shumë sepse reduktoi kërkesat tona për ndërtimet, por që e pranuam sepse do të zgjidhë aspektin politik të cështjes. Sot jam optimist, më duket se Bashkia e ka pranuar projektin për të pasur një stadium të ri, edhe opozita duket në favor’.

Përsa i përket afatit kur do të jetë gati, Scaroni flet me shumë siguri

‘Stadiumi do të jetë gati për vitin 2024-vijoi Scaroni-do të jetë një fazë në të cilin stadiumi i ri do të jetë i kompletuar dhe san Siro do të jetë ende në këmbë; do të jetë kryetari i Bashkisë se ku do të bëhet ceremonia e Lojërave Dimërore, do të më dukej e cuditshme po të mos bëhej në stadiumin e ri. Më pas do të fillojë rifunksionimi i San Siros që do të na kushtojë 74 milionë Euro dhe që do të lejojë shpëtimin e disa pjesëve të stadiumit për t’i kthyer në një park të sportit’.

Sfidanti.al