Pas vizitave mjekësore Milani nuk është më dhe aq i bindur për të firmosur me Victor Boniface. Sulmuesi nigerian është kthyer sot në Gjermani pasi pritet që kuqezinjtë të lajmërojnë Leverkusen se nuk janë më të interesuar për shërbimet e tij.
Gjuri i djathtë i operuar nuk është i shëndetshëm dhe stafi kuqezi ka menduar për të mos rrezikuar duke ndërprerë në mes këtë operacion. Për sulmuesin kjo situatë nuk është e re pasi edhe në dhjetor Leverkusen kishte arritur akordin ekonomik me Al-Nassr për të shitur kartonin e nigerianit. Por papritur sauditët preferuan që të firmosnin me Duran.
sfidanti.al