Divock Origi është zhdukur nga radarët. Asnjë ndeshje zyrtare, gjurma e tij e fundit është në korrik kur Zlatan Ibrahimović e transferoi te skuadra e të rinjve bashkë me Ballo-Touré por nëse ky i fundit i luajti disa minuta me Milan Futuro, belgu i transferuar në Milano në vitin 2022 dhe ku përfiton 4 milionë euro në sezon, nuk stërvitet me skuadrën e parë e as me të rinjtë. Po ku është sot? Origi stërvitet sa në Romë e Firenze me trajner personal pasi dhe i duhet që për shkak të ligjeve, gjysmën e vitit kalendarik ta kalojë në Itali. Në këtë mënyrë ai ka gjetur zgjidhje praktike duke u stërvitur larg Milanos por duke vazhduar ta përfitojë rrogën qindarkë më qindarkë. Origi ka një kontratë që e lidh me Milanin deri në qershorin e vitit 2026 por në janar mund të kërkojë të ndryshojë ambjent edhe pse në adresë të tij duhet të mbërrijë një ofertë joshëse e të tilla ka pasur plot nga Anglia dhe Belgjika.
sfidanti.al